Zgjohet herët në mëngjes dhe ‘rinis’ jetën, Khloe Kardashian rikthehet në punë pas lindjes së vajzës

Ylli i reality show-t “Keeping up with Kardashians”, Khloe Kardashian ka zbuluar ditën e sotme se më në fund po rikthehet në punë. Ajo solli në jetën vajzën e saj të parë, True disa muaj më parë dhe që prej asaj periudhe i është përkushtuar të bijës maksimalisht.

Pas gjithë vështirësive që kaloi duke u përballur njëkohësisht edhe me tradhtinë e parterit të saj, duket se Khloe ja ka dalë mbanë. Me anë të një ‘InstaStory’ ajo ka zbuluar detajet e ditës së sotme. “Dita e parë në punë që pas lindjes së True! Jam shumë e shqetësuar që po e lë vajzën time vetëm, por njëkohësisht plot energji, pasi po rikthehem në punë me një shtysë dhe motivim më të madh. Tashmë nuk jam vetëm unë”,-ka shkruar Khloe.

Statusi i të qenurit nënë dhe përgjegjësitë që tashmë janë shtuar duket se e kanë bërë më të fortë, por edhe më të ndjeshme bukuroshen e ekranit.

Share With:
Translate »
708 Views