Fëmijët e ndarë në SHBA, ribashkime të vështira

Administrata Trump tha se 27 fëmijë emigrantë nuk po mund të bashkohen me prindërit e tyre.
12 prindër fëmijësh të tjerë janë deportuar ndërkohë nga SHBA. Probleme normale logjistike po vonojnë bashkimet për rreth 102 fëmijë nën moshën 5-vjeçare që janë ndarë nga prindërit – thonë zyrtarët amerikanë.
Rreth 3 mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre ndërsa tentonin të hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria është e detyruar nga një urdhër gjykate të ribashkojë fëmijët pesë vjeç e poshtë me prindërit deri më 10 korrik. Departamenti i drejtësisë dhe unioni amerikan i lirive civile dhanë të martën një raport të detajuar përse 27 fëmijët nuk mund të bashkohen ende me familjet e tyre.
Prindërit e 10 fëmijëve, vazhdojnë të mbahen në paraburgim pasi kaluan kufirin pa dokumente dhe rastet e tyre nuk janë trajtuar ende. tetë prindër të tjerë fëmijësh kanë histori serioze kriminale, përfshirë droga, trafik njerëzor, vrasje dhe grabitje.
Dy fëmijë të tjerë nuk mund të bashkohen me fëmijët për shkak të rrezikut të mundshëm për abuzim me ta. Në anën tjetër, pesë fëmijë janë ndarë nga të rritur që nuk ishin prindërit e tyre.
Një tjetër prind fëmije po trajtohet për një sëmundje të transmetueshme. Vendndodhja e një tjetër prindi fëmije është e panjohur prej më shumë se një viti.

Share With:
Translate »
558 Views