Mamaja e yllit të Anglisë: Dua vetëm ta përqafoj edhe një herë

“Football is coming home” – Futbolli do të kthehet në shtëpi, është shprehja më e famshme e momentit në Angli. Por për mamanë e Delle Alli, nuk ka gjë më të rëndësishme se sa që djali i saj të kthehet edhe një herë në shtëpi dhe ajo të mundet ta përqafojë. Në fakt, si për ironi të fatit, emri i gjatë i Dele Alli është Bamidele, që në gjuhën afrikane Yoruba (nga është edhe origjina e babait të tij) do të thotë “kthehu në shtëpi tek unë”.

Mesfushori i Anglisë ka qenë një prej protagonistëve të skuadrës që ka arritur të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale të një Botërori për herë të parë që prej vitit 1990, duke pushtuar zemrat e mijëra tifozëve në të gjithë vendin. Por mamaja e tij biologjike, Denise, nuk ka mundur të jetë aty pranë tij, por i ka ndjekur ndeshjet përmes një televizori në apartamentin e saj modest në Milton Keynes, mbi 3000 kilometra larg.

Pas golit të dytë në fitoren kundër Suedisë, Dele – siç preferon ai të quhet – pozoi për një foto familjare me të dashurën Ruby Mae dhe prindërit adoptivë, Alan dhe Sally Hickford. Diçka që e ka pikëlluer së tepërmi mamanë e tij të vërtetë. “Ishte vështirë të shihja atë foto. E di që ai konsideron ata si familjen e tij, por unë mbetem mamaja e tij. Të themb kur sheh fotot të tilla”, tha Denise, e cila punon si pastruese.

“Sigurisht që do të doja shumë të isha në Rusi me të. i dërgova një mesazh para se të nisej për në Botëror dhe një tjetër kur shënoi gol, por nuk kam marrë përgjigje. Ai nuk kontakton më me mua dhe kjo më trishton. i përgjigjet vetëm mesazheve që dërgon vajza ime. Nuk dua asgjë prej tij, dua vetëm që ta përqafojë dhe ta dijë që e ka bërë mamanë e tij krenare”.

Që prej moshës 13-vjeçare, Alli jeton me prindërit adoptivë, pasi babai e kishte braktisur ndërsa mamaja vuante nga alkoolizmi. “E dhashë në birësim sepse doja që të kishte një të ardhme më të irë”, kujton Denise. “Ishte e tmerrshme por unë kisha një problem me pijen. Fqinjët ankoheshin gjithmonë por shërbimet sociale nuk mi morën kurrë fëmijët. Isha unë që e lashë Delen të jetonte me një familje tjetër dhe koha vërtetoi se ky ishte vendimi i duhur”. /E dua sportin/

Share With:
Translate »
735 Views