Fëmijët e të famshmëve që s’patën sukses si artistë

Të jesh fëmijë arti i personazheve të njohur shpesh është mirë, por herë të tjera jo. Është një monedhë me dy anë, që është e vështirë të gjesh të duhurën. Kush mendon se të kesh njërin prej prindërve të famshëm është një garanci suksesi, gabohet. Në botën e spektaklit dhe kinemasë ka shumë bijë të tillë që pretendojnë për një karrierë brilante, por nuk arrijnë dot të çajnë, pavarësisht angazhimit dhe vendosmërisë. Më keq akoma, kur përveç prindërve kanë edhe vëllezër apo motra që kanë hyrë në botën hollivudiane.

Mamie, Louisa Jacobson e Grace Gummer janë vajzat e aktores Meryl Streep. Ato kanë provuar të ecin në rrugën artistike të mamasë së tyre. Mamie e Grace që të vogla kanë tentuar të hyjnë në botën e kinemasë, por pa pasur sukses. Louisa Jacobson ka synuar modën, por pa ndonjë famë të madhe.

Eva Amurri, e bija e të madhes Susan Sarandon. Ëndrra e saj që fëmijë ishte të bëheshe aktore. Në vitin 1996 luajti përkrah të ëmës në filmin “Dead Man Walking”, si dhe më vonë në “The Banger Sisters”, por më pas pati vetëm disa role të vogla. Eva u tërhoq nga skena në vitin 2011, pasi u martua me ish-futbollistin Kyle Martino.

Theodora Richards, e bija e kitaristit të “Rolling Stones”, Keith Richards, ka pëlqyer gjithnjë t’i hyjë botës së modës. Pasi u bë imazhi kryesor i nja dy kompanive, nuk mundi dot të futej më thellë në këtë industri. Vendosi të studiojë për pikturë.

Noah Cyrus, e bija e kantautorit Billy Ray Cyrus dhe motra e Mileyt nuk ka arritur të çajë në botën hollivudiane, pavarësisht përpjekjeve. Kur ishte e vogël mori pjesë në disa nga seritë e “Hannah Montana” bashkë me të motrën dhe të atin. Në vitin 2013, njësoj si Miley, nxori disa këngë që nuk patën fare sukses. Këtë vit publikoi “Stay Together”, por as që iu afrua klasifikimeve më të rëndësishme të panoramës muzikore.

Jack Osbourne, djali i kantautorit të njohur Ozzy Osbourne, doli në skenë në vitin 2002 prej reality show-t të familjes “The Osbournes”. Pas programit, Jack tentoi të futet në botën televizive si reporter dhe prezantues. Por, në krahasim me të motrën Kelly, nuk mund të arrinte famën. Mori pjesë në një edicion të “Dancing with the Stars” dhe në vitin 2016 iu rikthye televizionit vetëm në show-n dedikuar familjes, “Ozzy & Jack’s World Detour”.

Miles Richie, i biri i Lionel Richie, ndryshe nga të motrat Nicole e Sofia, nuk arriti dot të bëhej një yll. Pas një historie të shkurtër dashurie me Kylie Jenner dhe disa daljeve sporadike nëpër koncertet e të atit, Miles nuk mundi dot të bënte emër në botën artistike.

Share With:
Translate »
934 Views