Vajza e Sadije dhe Shkëlzen Berishës qenka bërë një zonjushë e vërtetë
Emri i Sadije Berishës do të bëhej shumë shpejt i njohur për publikun shqiptar gjatë vitit 2007, vit në të cilin ajo dhe ish-bashkëshorti, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, do të shpërnguleshin në Shqipëri. Jeta e tyre private, që ishte mbajtur për shumë kohë larg vëmendjes së publikut, do të shoqërohej me një kalvar të gjatë thashethemnaje duke nisur që nga diferenca në moshë, martesa e mëparshme e Sadijes nga e cila kishte dy fëmijë e deri tek sulmet politike në emër të Shkëlzenit apo mosmarrëveshjet pas divorcit. Por, pavarësisht të gjitha këtyre zhvillimeve të dy ndërtuan një familje të bukur që do të bekohej nga ardhja në jetë e Medinës dhe Lajdonit,të cilët jetojnë në Suedi me mamanë e tyre. Vajza e parë e çiftit, Medina tashmë është adoleshente dhe Sadije po pregatitet për këtë fazë të re të jetës së të dyjave. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet vajza bukuroshe me bigudina në flokë, por aspak entuziaste që po del në foto. Sadije Berisha është shumë aktive në rrjete socale ku publikon vazhdimisht foto të fë mijëve, ndryshe nga Shkëlzeni që është më i rezervuar në këtë pikë.