Fëmijët më të rrezikshëm në botë dhe krimet e tyre sa qesharake aq edhe të frikshme
Fëmijët janë gjëja më e çiltër dhe bujare, por a e keni ditur se cilët janë fëmijët më të rrezikshëm në botë që kryen vrasje ndaj prindërve dhe vëllezërve apo motrave të tyre. Më poshtë keni disa nga fëmijët më të rrezikshëm në botë.
1. Cristian Fernandez, 12 vjeç, rrahu vëllain e tij të posalindur deri në vdekje, derisa nëna e tyre nuk ishte në shtëpi.
2. Jordan Brown 11 vjeç – Vrau të dashurën e babait të tij të cilët po jetonin bashkë. Njerka e Jordan ishte 8 muaj e gjysmë shtatzënë dhe kishte dy vajza tjera. Jordan e qëlloi njerkën e tij me revole në kokë, ndërsa shkaku se pse e kishte bërë këtë vrasje ishte se ai kishte xhelozuar se njerka do t’i sillte në jetë një vëlla.
3. Fëmijët Thompson 3 vjet – Pasi prindërit e fëmijëve kishin shkuar për të blerë pica, fëmijët Thomson që ishin 3 vjeç futën në furrë motrën e tyre 19 muajshe. Fëmijët më vonë i treguan policisë se njëri e futi brenda, ndërsa tjetri e ndezi furrën që ta bënte më nxehtë. Vajza e vogël vdiq nga djegiet e mëdha derisa prindërit u kthyen. Më pas prindërit u dënuan nga policia për pakujdesi ndaj fëmijëve.
4. Erika De Nardo 16 vjeç – Vajza nga Italia e cila vrau familjen e saj. Erika e ndikuar nga abuzimi i drogës së bashku me të dashurin e saj, në vitin 2001 kishte vrarë me thikë të ëmën dhe vëllain e saj derisa i ati ishte në ndeshje futbolli. Në fillim policia menduan se vrasja kishte ndodhur nga ndonjë tentim vjedhjeje në shtëpinë e Erikas, mirëpo më vonë incizuan Erikën dhe të dashurin e saj kur ata po flisnin për vrasjen. Erika u dënua 16 vjet burg, ndërsa i dashuri i saj 14 vjet.
5. Vajza A 12 vjeç – Vajza A preu me thikë në fyt Satomi Mitarai, një vajzë në klasën e saj, sepse Mitarai komentoi peshën e saj.
6. Vëllezërit Bever, Robert 16 dhe Michael 18 – janë vrasësit e prindërve të tyre dhe vëllezërve Kristofer 7, Daniel 12 vjeç dhe motrën e tyre Victoria 5, ndërsa dështuan të vrisnin motrën e tyre 13 vjeçe. Gjatë asaj kohe vëllezërit po thurnin një plan që të bënin një vrasje më të madhe që të krijonin famë si vrasësit serikë më të famshëm, mirëpo ata u zunë dhe u dënuan nga policia.