Fëmijët qanin për nënën e sëmurë, më në fund një lajm i mirë për familjen shqiptare

Prej 17 vjetësh familja shqiptare Rranxburgaj jeton në Shtetet e Bashkuara, por tani kryefamiljari rrezikon të deportohet në Shqipëri me urdhër të Agjencisë Amerikane të Emigracionit.
Familjes i ka dalë në mbrojtje Kisha “Central United Methodist” në Detroit, e cila po strehon shtetasit shqiptarë. Ded dhe Flora Rranxburgaj u larguan nga Shqipëria 17 vjet më parë dhe u lejuan të qëndronin në SHBA, ndërsa po kërkonin azil politik.

Rasti i tyre nuk u miratua, por në të njëjtën kohë Flora u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të sëmundjes. Por ajo thotë se ka nevojë për bashkëshortin e saj që të kujdeset për të.
Agjencia për zbatimin e ligjit të imigracionit i udhëzon agjentët e saj të mënjanojnë ato që i quajnë vende sensitive për arrestimin e shkelësve të ligjit, si shkolla apo institucione fetare.
Pastorja Jill Zundel i tha Zërit të Amerikës se kisha vepron sipas ligjit të Jezu Krishtit. Në kishë, së bashku me çiftin Rranxburgaj jeton edhe djali i tyre 24-vjeçar, i cili ndjek studimet universitare dhe mbrohet tani nën programin DACA, dhe djali tjetër i tyre 15-vjeçar, që është qytetar amerikan.

Share With:
Translate »
796 Views