Fenomen në arsim, njihuni me Mësuesen më të Mirë në Botë që fitoi 1 milion dollarë

Një grua nga Londra Veriore është e para britanike që ka fituar një çmim plot 1 milionë dollarë duke u shpallur si Mësuesja më e Mirë në Botë.

Andria Zafirakou, mësuese e artit dhe tekstileve në komunitetin e Alperton, në Brent, ne Londrën Veriore, është prezantuar në të katërtin vit radhazi, në ‘Varkey Foundation Global Teacher’, në Dubai këtë të diel.

Në motivacionin e titullit të saj, Zafirakou është përshkruar si “një mësuese fenomenale”, e cila udhëhiqet nga një “busull morale që mbështetet në dëshirën dhe pasionin e çdo nxënësi në çdo shkollë të botës.”

Pasi pranoi çmimin, Zafirakou tha: “Komuniteti në të cilin jap mësim në Brent ka diversitete të larmishme multikulturore nga e gjithë bota.”

Në një zonë ku fliten 130 gjuhë të ndryshme, Zafirakou ka mësuar frazat bazike edhe në gjuhët Hindu, Tamil dhe Gujarati. Ajo viziton nxënësit në shtëpi për të forcuar raportin e tyre me shkollën dhe për të vendosur një urë të re komunikimi me arsimin.

Ajo tha se komuniteti i saj është gjithashtu me njerëz që jetojnë në rrethana shumë të vështira e kushte të rënda ekonomike: “Ajo që është e mrekullueshme është se ata, pavarësisht çfarë kanë ose nuk kanë në jetë, shkollën e kanë si shtëpinë e tyre.

E di që, nëse shkolla mund të hapet në orën gjashtë të mëngjesit, do të ketë një radhë fëmijësh që do të presin jashtë edhe në orën pesë të mëngjesit. Kjo është diçka fenomenale për ne“.

Në një videomesazh përshëndetës në ceremoninë e mbajtur në Dubai, Kryeministrja britanike, Theresa May, tha: “Ju keni treguar përkushtim të madh dhe dedikim në punën tuaj. Të qenit një mësuese e shquar kërkon aftësi, zgjuarsi dhe zemër të madhe… Faleminderit për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni kështu…

Share With:
Translate »
796 Views