Kush ankohet se punon shumë në zyrë, ta krahasojë me atë që bën çdo ditë një nënë

Të gjithë e dinë se nënat janë heroina të vërteta, punojnë gjithë kohën, gatuajnë, kujdesen për bashkëshortin, pastrojnë, kujdesen dhe rrisin fëmijët. Kjo do të thotë më shumë sesa një punë me orar të plotë.  Një sondazh i 2.000 amerikanëve zbuloi se koha mesatare e llimit të ditës për një nënë është ora  6:00 shumë më herët se ora kur shumica e njerëzve llojnë ditën e punës. Pasi të ketë mbaruar të gjitha punët, pavarësisht nëse janë gra në karrierë apo thjesht prindër, ajo përfundon punën në orën 8:31 të mbrëmjes (heqim rastet kur fëmija është sëmurë dhe kujdesen gjithë natën për të).  Shumë punë nuk kërkojnë një ditë pune 14- orëshe dhe shumica e nënave duhet ta bëjnë këtë çdo ditë të javës. Në total, kjo e bën javën e punës së nënës 98 orë, ose dy herë e gjysmë më shumë se puna në nivel mesatar. Studimi gjithashtu zbuloi se një nënë i kushton kohë vetes vetëm një orë e shtatë minuta, më pak se pushimi i drekës në punë. Casey Lewis, drejtues i shëndetit dhe i të ushqyerit në Welch, foli për Yahoo ku tha se  Rezultatet e anketës nxjerrin në pah se sa i rëndësishëm është roli i nënës dhe se të gjitha duhet të shpërblehen për punën dhe detyrat që bëjnë.

Share With:
Translate »
772 Views