Feros apo mamit, kujt i ngjan më shumë Nina? Arbenita zbulon për herë të parë portretin ëngjëllor të vajzës

Një muaj më parë, jeta e Arbenita Ismajlit dhe Feros ndryshoi plotësisht. Dyshja u bënë prindër për herë të parë, me një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina.

Fero dhe Arbenita nuk kanë dashur ta zbulojnë portretin e të voglës dhe deri më tani u treguan shumë të rezervuar me publikimin e fotove të saj.

Së fundmi, modelja ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë e ka zbuluar për të gjithë portretin ëngjëllor të vogëlushes dhe të gjithë po thonë njëzëri se është kopja e mamit të vet.

Arbenita ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale këto kohë. Ajo ka ndarë postime të ndryshme me ndjekësit e saj dhe një foto e publikuar ditën e djeshme i la të gjthë pa fjalë.

Ajo publikoi në Instagram një foto të saj, të cilën e ka shkrepur 2 javë pas lindjes së vajzës. Arbenita duket në foto me bel shumë të hollë dhe të njëjtat linja fizike si më parë kur nuk ishte në pritje të ëmbël. Duke qenë modele profesioniste me siguri Arbenita do të ketë ditur shumë mirë se si mund t’i kthejë sërish format trupore dhe prandaj ja ka dalë mbanë kaq shpejt.

Kujtojmë se kjo kohë nuk ka qenë dhe shumë e lehtë për Arbenitën, pasi ka përjetuar ngjarje shumë të forta brenda një periudhe të shkurtër. Në të njëjtën ditë që u bë nënë për herë të parë, ajo humbi dhe të atin, i cili ishte infektuar me Covid-19. Fatkeqësishht i ndjeri nuk e fitoi betejën dhe Arbenita humbi njeriun më të shtrenjtë.

Share With:
Translate »
165 Views