Festa që zbulojnë gjininë e bebit: Pse u pendua gruaja që i bëri trend?

Në vitin 2008, teksa ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Jenna Karvunidis organizoi një festë për të zbuluar nëse po priste djalë ose vajzë. Ajo e postoi eventin në blogun e saj dhe postimi u bë viral.

Fill pas kësaj, festat për zbulimin e gjinisë së bebit patën një përhapje të gjerë. Gjithnjë e më tepër, ato bëhen më masive, më të organizuara, më kreative, ndonjëherë edhe më të rrezikshme. Kujtojmë se 47,000 hektarë tokë në Arizona u përfshinë nga flakët si pasojë e një feste aty rrotull, ndërsa në një tjetër rast, mamaja e gruas shtatzënë ndërroi jetë si pasojë e eksplozivëve të parashikuar për t’u hedhur në festë.

Festa që zbulojnë gjininë e bebit: Pse u pendua gruaja që i

Karvunidis, tani, i konsideron festat problematike. “Kujt i intereson se çfarë gjinie do të ketë bebi?” shkroi ajo në një postim në Facebook në vitin 2019. Për The Guardian tha:

“Nuk po kërkoja që të zbuloja se çfarë po prisja. Doja thjesht një mënyrë për të mbledhur njerëzit. Kam pasur qejt festat. Një vit pas festës, pashë njerëz që filluan të organizonin festa të tillë. Ishte e çuditshme. Mendoja se e kishte bërë dikush tjetër para meje. Kur pashë zjarrin në pyll qava sepse ndihesha fajtore. Mendoj që festat do të ishin organizuar, sidoqoftë. Unë thjesht i dhashë formë.

Tani mendoj që nuk është ide e mirë. Mendoj që përmes tyre theksojmë një aspekt të një personi. Pata dy fëmijë të tjerë pas fëmijës së parë dhe nuk organizova një festë të ngjashme.”

Ajo shtoi se dëshiron që fëmijët e saj të rriten në një botë ku të mos ketë rëndësi “se çfarë ka bebi mes këmbëve”. “Ekziston një kufizim dhe shfrytëzim kur vjen puna te të qenit djalë ose vajzë. Nuk mund të jetë seksi përcaktues i asaj që do të bëhesh në jetë.”

Share With:
Translate »
649 Views