Fiorentina, kontratë të përjetshme për familjen Astori

Një gjest mjaft human ka bërë klubi i Fiorentinës për ishkapitenin Davide Astori, i cili u gjet i vdekur në hotelin ku po qëndronte para ndeshjes me Udinese-n. 31-vjeçari iku duke lënë pas shumë gjëra, ndër të cilët bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël 2 vjeçe. Gjithsesi, Astori duhet të prehet i qetë në paqe, pasi për të ardhmen e tyre ka menduar Fiorentina, e cila ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me futbollistin, edhe pse ai nuk është më. Klubi vjollcë ka vendosur që të ardhurat t’i shkojnë pikërisht bashkëshortes dhe vajzës së futbollistit, derisa sa ata të kenë jetë. Një gjest shumë i madh që ka pak nevojë për fjalë.

Share With:
Translate »
622 Views