Fjalët prekëse të Beatrix Ramosaj për ditëlindjen e nënës së saj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rritur me mungesën e babait për shkak të ndarjes nga jeta e tij. Por, e ëma e Beatrixit dhe Albanit, Antigona, është munduar që fëmijët të mos e vuajnë mos praninë e babait edhe pse është e pashmangshme. E sot, Beatrix, me rastin e ditëlindjes së të ëmës, e uron me këto fjalë prekëse teksa e ka shoqëruar me një foto nga fëmijëria: “Do doja që jo vetëm sonte por në çdo ditë të kësaj jete të të falja gjithë botën dhe çdo gjë që të bën ty të lumtur.
Të të falja gjithë jetën dhe gjithë kohën e kësaj bote, të lulezojë dhe të gëzojë çdo moment. E dhe jetën tënde për mua dhe Albanin dhe nuk e shijove dot kurrë jetën siç duhet.. Për këtë më vjen keq por ta dish që une do bëj maksimumin që në vitet në vazhdim të ta shpërblej gjithë dashurinë dhe çdo gjë që ke bërë për ne.
Je jeta ime, fryma ime, gëzimi im më i madh në këtë botë.
Buzëqeshja jote më shton jetën.. dua të jesh e lumtur përgjithmonë.
Gëzuar 45 vjetorin Mbretëresha ime.
Të shtoftë Zoti jetën dhe energjinë pozitive që vetëm ti rrezaton. Sa vjen dhe bëhesh më e bukur. TË DUAM SHUMË @antigonaramosaj 💕” /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
898 Views