“Telefonatë zemre” rikrijohet nga prindërit e moderatorit të njohur shqiptar | Video

Thonë se sa do që të rritesh, për prindërit do të mbetesh gjithmonë fëmijë. Njëjtë ndodh edhe me prindërit e moderatorit të njohur, Bledi Strakosha. Prej shumë vitesh ai jeton vetëm në shtëpinë e tij ndërkohë që prindërit vazhdojnë të jetojnë  në shtëpinë ku ai ka kaluar fëmijërinë. Por meraku i prindërve nuk i lë pa u interesuar minimalisht një herë në ditë për të, siç shprehet Bledi për Kidstime.al.


Edhe pse të dy prindërit janë të pajisur me telefona celularë, telefonatat e tyre preferojnë t’i bëjnë me telefon fiks ose siç i quanim dikur, telefon shtëpie. Strakosha thotë se telefonat e “shtëpisë” i ngjallin nostalgji dhe duket sikur i bëjnë bisedat më të ngrohta. Në videon e mëposhtme është një nga mesazhet zanore që prindërit i kanë dërguar moderatorit ku ai mbishkruan: Ato lloj vëmendjesh/përkujdesjesh që vetëm prindërit dinë t’i japin ❤️ #mom #parents #love /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
648 Views