Fjalori i pasur nuk është çelës për zhvillim e të folurit tek fëmijët

Në studimin e ri i cili merret me zhvillimin e të folurit te fëmijët e vegjël, hulumtuesit kanë zbuluar që me fëmijët duhet biseduar në mënyrë që ata të kenë mundësi zhvillimi më të mirë

Nuk është me rëndësi t’u tregoni, me rëndësi është mënyra në të cilën e bëni atë.

Në vend që vetëm të thoni fjalë, prej më të thjeshtave deri te ato më të ndërlikuarat, apo u tregoni fotografi të cilat shënojnë fjalët e mësuara, ekspertët theksojnë që nga vetë fillimi është me rëndësi që fëmijët të jenë të përfshirë në dialog, sepse interaksioni është i rëndësishëm.

Hulumtimi i cili ka përfshirë fëmijët e moshës prej 4 deri në 6 vjeç, ka çuar deri në përfundim që biseda e dyanshme ndryshon trurin e fëmijës.

Dialogu mund të nxisë zhvillimin e trurit të fëmijës dhe shkathtësive gjuhësore. Pikërisht bashkëbisedimi në mënyrë më të rëndësishme ka ndikuar në zhvillimin e tij.

“Pra, nuk është me rëndësi që fëmijës t’i tregoni dhe t’ia pasuroni vokabularin, është me rëndësi që me të vërtet të bisedoni dhe ta mësoni se si t’i kuptojë dhe t’i kthejë informacionet”, ka thënë Rachel Romeo, autore kryesore e hulumtimit të përmendur.

“Hulumtimi na ka treguar që numri i fjalëve të njohura fare nuk është aq i rëndësishëm për zhvillimin e funksionit të trurit. Është me rëndësi interaksioni dhe sasia e bisedimit”, ka theksuar ajo.

Hulumtimi është marrë edhe me temën e prindërimit modern. Në disa vite të fundit është bërë i shpeshtë përdorimi i telefonit dhe i tabletëve te fëmijët.

Prindërit të cilët në këtë mënyrë argëtojnë fëmijët e tyre heqin dorë nga kalimi i kohës me fëmijët dhe me ta të bisedojnë haptas dhe t’i nxisin të bisedojnë. Në vend të kësaj, mbështeten në teknologjinë e mjeteve moderne.

E gjitha kjo çon deri aty që truri i disa fëmijëve më ngadalë dhe më vështirë të zhvillohet seç do të ishte dashur.

Share With:



310 Views