Humbi njeriun më të dashur 2 vite më parë, Rudina Dembacaj i bën dedikimin e ndjerë

2 vite më parë, aktorja e humorit Rudina Dembacaj humbi një nga njerëzit e saj më të dashur, djalin e xhaxhait të cilin ajo e thërriste vëlla. Dhimbja që Rudina rrëfeu se po kalonte asokohe nga kjo humbje, duket se vazhdon të jetë e njëjtë edhe sot në 2-vjetorin e largimit të tij. Aktorja ka publikuar një foto të tij në ‘Instagram’ dhe krahas saj ka shkruar: “Sot 2 vite pa ty. Mungon…mungon shumë vëlla”. Rudina ka treguar gjithmonë se kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me djalin e xhaxhait të saj, Aliun, saqë e quante atë vëlla, mik të ngushtë apo mbështetjen e saj më të madhe në kohën kur ai ndodhej pranë saj.

 

Share With:
Translate »
594 Views