Flasin sondazhet, kush ishte ylli i mbrëmjes në Grammy Awards
Shumë prej nesh mund të mendojnë se personazhi i mbrëmjes së kaluar në Grammy Awards, që u transmetua live nga Madison Square Garden, në CBS ishte Bruno Mars, duke qenë se çoi në shtëpi numrin më të madh të trofeve.
Dikush tjetër do të zgjidhte Kendrick Lamar për shkak të performacës së tij, e tjetër do të konsideronte Jay Z-në.
Ama, shifrat thonë diçka tjetër.
Ylli i mbrëmjes ishte Blue Ivy!
Edhe pse mbërriti vonë në ceremoni bashkë me të ëmën, Beyonce, Blue Ivy arriti të ishte personazhi më i komentuar në rrjetet sociale.
Sipas statistikave të Twitter-i, në vend të parë qëndron 6 vjeçarja, ndërkohë që pas saj qëndron i ati, Jay Z e në vend të tretë, Beyonce.
Kamera fokusohej në shumicën e rasteve te familja e njohur dhe madje, arriti të kapte një moment ku vogëlushja u thonte dy prindërve të pushonin duartrokitjet teksa Camila Cabello mbante fjalimin e saj.
Ky moment filloi më pas edhe xhiron e rrjetit… fundja, kush tjetër mund t’i thotë Beyonce-s dhe Jay Z-së të pushojnë në televizionin kombëtar?