Shpërthen vajza e Lasgush Poradecit: Ka 22 vjet që qeveritë e çizmeve e fshehin këtë vendim

Vajza e të madhit Lasgush Poradeci, Marie Poradeci nuk e ka fshehur revoltën për moszbatimin e një vendimi të marrë që në vitin 1996 e që sipas të cilit, shtëpia e lirikut duhet të kthehet në muze.

Por ndonëse kanë kaluar vite, askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për të realizuar gjithçka sipas vendimit.

“VKM nr 350 date 13.05.1996, vendim për shtetëzimin e shtëpisë së Lasgush Poradecit, në Poradec për t’u bërë muze. Pra, ka 22 vjet që kodoshët e qytetit dhe të qeverisë të çizmeve të majta dhe te djathta, çadrave, pinokërve etj, e fshehin këtë vendim. Mbase nuk i le Lenini, mbase Stalini ose kushedi se kush. Në cilin vend ndodh kjo???!!!! Vetëm në Saramandavilla”, shkruan Marie Poradeci.

Share With:
Translate »
1082 Views