Vritet me 5 plumba djali i aktorit shqiptar

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 jashtë ambienteve të Pediatrisë në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se dy persona me skafandër dhe motor i ka zënë pritë 41-vjeçarit Devi Kasmi duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri, dhe më pas është larguar në drejtim të rrugicës pranë Shërbimit Informativ Shtetëror.
Kasmi është qëlluar me 5 plumba, 4 prej të cilëve e kanë prekur në trup dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima njihet si person me precedent penal, dhe se në momentin që është vrarë ka disponuar me vete dy pistoleta shkruan Panorama.

Familja e tij është e njohur në Tiranë, pasi baba i tij ka qënë aktor, Bilbil Kasmi, i cili ka luajtor role në filmat shqiptarë si “Intendenti” dhe “Çeta e vogël”.

41-vjeçari jetonte në Spanjë, dhe kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 18.44 në Sallën operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ka te shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:

Në një rrugicë që lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, në afersi të Morgut është vrarë me armë zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.

Grupi hetimor në vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo provë që mund të çojë në identifikin e autorëve.

Share With:
Translate »
1754 Views