Flenë ditën, rrinë zgjuar natën/ Problemet e gjumit te adoleshentët. Psikologët: Është kalimtare

Shumë prindër adoleshentësh ankohen këtë periudhë, se fëmijëve të tyre, ju është prishur totalisht regjimi. Flenë gjithë ditën dhe rrinë zgjuar gjithë natën.

Bruna Laboviti, Psikologe Klinike: Po, e kemi hasur këtë problem. Ne ju sugjerojmë prindërve, që është një periudhë kalimtare, e shkaktuar nga Kovidi, mësimi online, fokusi më i madh te celularët, lojërat elektronike, etj. Këto kanë ndryshuar rutinën dhe stilin e jetesës.

Prindi dhe adoleshenti duhet të fillojnë të shqetësohen, nëse pas një periudhe 6 mujore vazhdojnë të shfaqin probleme me gjumin.

Atëherë duhet t’i drejtohen një eksperti.

Pagjumësia shkakton që nga probleme psikologjike si dëshpërim i thellë, ul nivelin e përqendrimit. Rrit mundësitë për obezitet.

Nëse një adoleshent nuk ka gjumë natën, ai nuk duhet të luajë me celular, të lexojë, të pi kafe, të shohë televizor, pra të mos bëj aktivitetet e ditës, natën.

Por të rrinë të qetë, te relaksuar, që gjumi të vijë vetvetiu.

Ne rekomandojmë, që të lënë muret e shtëpisë, të bëjnë aktivitete sportive, ecje te vazhdueshme. Nuk sugjerojmë ilaçe, në asnjë mënyrë. /Juli Ristani/

Share With:
Translate »



195 Views