Flet djali i nënës së vrarë në Pogradec: Do t’i them gjykatësit ta dënojë me vdekje babin

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Pogradecin por jo vetëm, ku një 49-vjeçar vrau në mënyrë makabre gruan e tij, një tjetër dëshmi vjen nga djali i çiftit.

Emiljano Mekolli në një prononcim për “BalkanWeb” tregon për dhunën që ushtronte i ati, Bashkim Mekolli si ndaj nënës ashtu edhe ndaj atij vetë. Ai nuk e thërret baba dhe as në emër, por ‘horr’.

Emiljano ka edhe një kërkesë për gjykatësin, të cilit i kërko ta dënojë me vdekje, pavarësisht se dënimi me vdekje në Shqipëri nuk ekziston.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im”, thotë Emiljano.

Ndërkohë, në profilin e tij në Facebook, Emiljano ka vendosur një shirit të zi, si për të simbolizuar zinë që po mban për humbjen e të ëmës.

Të shumta janë edhe komentet ngushëlluese të miqve dhe të afërmve. 

Share With:
Translate »
825 Views