Flet nëna e 28-vjeçares që u vra nga ish-burri në Gjermani: Është rrahur me kabllo, thikë e çelësa makine

Gjermani- Të shtunën, në Gjermani, shqiptari Besmir Ademi, 37-vjeç vrau ish- gruan e tij, Jetmira Bekën, 28 vjeçe.

Çifti nga Mitrovica ishin ndarë prej dy muajsh pasi burri dhunonte gruan herë pas here.

Pas ngjarjes, ku Besmiri dhunoi për vdekje gruan në sy të motrës së saj, nëna e viktimës ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë ish-dhëndri të ndjerës.

‘Jetmira është ndarë që dy muaj prej tij. E ka ndarë shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Vajza është rrahur me kabull të televizorit. Është plagosur me thikë në fyt, me çelësa të makinë. I ka thënë që nëse ndahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika, Ledina i ka 7 vjet. Që prej 8 vitesh e kërcënuar prej tyre, jo e vrasim sot, jo e vrasim nesër. Nëse ti thua diçka në familjen tënde, ose ndahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunën që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’ka qenë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhur çfarë ka ndodhur, na vjen keq, edhe Jetmirën, që ka qenë një çike që nuk mundesh me e gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrur me na kërkuar falje.

Share With:
Translate »
73 Views