Infermiere Silvana publikon video në TikTok, nxjerr embrionin pas abortit

Mania e TikTok-ut i ka prekur të gjithë, fëmijë, të rritur, politikanë, artistë, kuzhinierë por edhe mjekë.

Këta të fundit që supozohet se kanë në duar jetën e pacientëve nuk humbin kohë të publikojnë edhe video gjatë punës në TikTok. Këtë e bëjnë në korridoret e spitaleve, sallën e operacionit apo edhe kur iu marrin gjak pacientëve të tyre.

I tillë është edhe rasti i infermiere Silvanës në spitalin Rajonal të Elbasanit. Infermierja që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, publikon video në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Në një video të publikuar në TikTok ajo ka treguar kolegët e saj në sallën e operacionit, embrionin e një foshnje pas aborti, gjakun e pacientëve, pajisjet e spitalore dhe veten e saj duke pozuar korridoreve të spitalit.

Shpresojmë që pas këtij denoncimi autoritetet përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa ndaj infermieres e cila për pak pëlqime dhe ndjekës publikon gjithçka në rrjetin social TikTok.

Share With:
Translate »
45 Views