Foshnja 4 muajshe, luftë me vdekjen në spital prej Covid-19, mjekët e fusin në intubim pas problemeve me oksigjenin

Një foshnje katër muajshe është duke luftuar me vdekjen në spitalin “Ippokratio” të Selanikut për shkak të problemeve me frymëmarrjen që i shkaktoi koronavirusi. Mediat greke bëjnë me dije se foshnja ishte dërguar fillimisht në spitalin e Komotinit, por mjekët aty vendosen që ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Selanik.

Stafi mjekësor konstatoi se foshnja kishte nivel të ulët të oksigjenit në gjak dhe komplikacione të tjera duke vendosur që ta fusnin menjëherë në intubim.

Greqia është duke u përballur me numër të madh rastesh me koronavirus gjatë kësaj vale të pandemisë, ku spitalet janë tërësisht të mbushur. Mjekët janë shprehur se pjesa më e madhe e të shtruarve janë persone të pavaksinuar, ndërsa gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë tha se vendi mund të apikojë masa kufizuese ndaj të pavaksinuarve.

Share With:
Translate »
155 Views