Foshnja bie nga kati i pestë, fqinjët bëjnë mrekullinë

Ky është momenti tronditës që fqinjët kapën një njëvjeçar me një batanije pasi ai ra nga një dritare e katit të pestë. Një kalimtar e pa fëmijën duke u ngritur në parvazin e dritares në qytetin Arsenyev në rajonin jugor lindor të Rusisë, Primorsky Krai. Dëshmitarët kapën një batanije për ta përdorur si një rrjet kur panë fëmijën teksa po varej në parvaz. Vogëlushi ka lëndim në tru si dhe është shumë i shqetësuar, por jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se ai ka mbetur pa kujdesin e nënës, të cilën e kishte zënë gjumi nga lodhja.

 

Share With:
Translate »
922 Views