Foshnja me tre krahë adhurohet si zot

Një fëmijë vetëm dy muajsh është duke u adhuruar si një zot në Indi, sepse ka tre duar. Vajza e mitur lindi në rrethin Bilaspur të shtetit indian të Chhattisgarh më 2 nëntor.

Megjithëse është e shëndetshme, ajo ka një krah të vogël shtesë dhe dorë që rritet nga ana e djathtë e gjoksit të saj.

Nëna e saj e shqetësuar, Radhika Sahu, e solli atë për një kontroll në qendrën shëndetësore lokale. Gjymtyrët shtesë nuk i kanë shkaktuar asnjë dëmtim.

Në fshatin e saj, kanë nisur edhe besëtytnitë për të.

Por Dr. B.P. Singh, kreu i Institutit Chhattisgarh të Shkencave Mjekësore, rekomandoi një operacion për të hequr dorën, e cila do t’i lejonte vajzës të bënte një jetë normale.

Share With:
Translate »
554 Views