Foto e rrallë nga martesa e prindërve të Rita Orës në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është pa diskutim njëra ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare. Shkas për këtë gjë bëhen sukseset e saj të njëpasnjëshme, ndërsa jo më pak vëmendje merr edhe jeta e saj private.

Këngëtarja ka lindur në Prishtinë, dhe kur ajo ishte njëvjeçare, familja e saj emigruan për në Mbretërinë e Bashkuar. Rita është fëmija i madh i prindërve Besnik dhe Versa Ora, ndërsa ka edhe një motër më të vogël, Elenën, dhe një vëlla tjetër, Donin.

Dje (e diel) prindërit e këngëtares festuan 30-vjetorin e martesës, dhe këtë datë të veçantë familja Ora vendosën ta kremtojnë së bashku. Ka qenë vajza e dytë e familjes, Elena Ora, ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi të rrallë nga martesa e prindërve të saj në Kosovë, 30 vjet më parë.

“Urime 30 vjetori martesës për prindërit e mi. Çifti im i preferuar dhe miqtë e mi më të mirë, që kanë kaluar kohën më të mirë së bashku. Faleminderit që tregoni shoqëri të mirë për mu, dashuri dhe përkushtim”, ka shkruar Elena në mbishkrimin e fotografisë.

Share With:
Translate »
995 Views