Në ishullin ku nuk lejohen lindjet, një vajzë vjen në jetë krejt papritur

Një ishull i largët brazilian u shtua me një vajzë pasi një grua shkeli ligjin dhe solli në jetë një vajzë. Prej 12 vitesh, në ishull nuk kishte lindur asnjë grua. Vajza e lindur në ku të arkipelagut Fernando de Noronha këtë të shtunë i habiti të gjithë, edhe prindërit.
“Nëna, e cila nuk do të identifikohet, lindi në shtëpi. Familja thotë që s’ishte e vetëdijshme për shtatzëninë,” shkruhet në një deklaratë nga administrata e ishullit. Fernando de Noronha, një arkipelag i vogël me thuajse 3,000 banorë, nuk lejon lindjet brenda territorit sepse nuk ka një maternitet. Gratë shtatzëna detyrohen të udhëtojnë në qytetin më të afërt në Natal, 365km përtej
oqeanit, për të lindur. Nëna e paidentikuar ka një fëmijë më të madh, lindur në Natal, por me shtatzëninë e dytë, tha se “nuk ndjeu gjë.”
“Të premten mbrëma ndjeva dhimbje dhe kur shkova në banjë vura re diçka që po më rrëshqiste nëpër këmbë. Në atë moment vjen im shoq dhe e ngre. Ishte një foshnje, një vajzë. Mbeta pa fjalë.” anabel

Share With:
Translate »
680 Views