Foto EKSLUZIVE | Çifti i aktorëve shqiptarë bëhen prindër, mësoni emrin dhe gjininë e bebit

Në fakt sot ishte mëngjesi i pestë që çifti i aktorëve Deljana Topulli dhe Edvin Mustafa u zgjuan në të njëjtin shtrat me bekimin e jetës, ashtu si fotoja e tyre e parë familjare.

Bëhet fjalë për vogëlushen që erdhi në jetë në mbrëmjen e 7 nëntorit. Kidstime.al mësoi se pas shumë emrave të propozuar, me shumë vështirësi prindërit vendosën ta quajnë Emily. Princesha e familjes së re lindi 3 kg, me shëndet të plotë dhe e bukur si hëna e asaj nate. 

Nuk munguan as dhuratat e para siç ishte libri i kujtimeve të bebit apo siç Deljana e quan të voglën “thesar” dhe “pasuri”. Dhe në fakt si për çdo prind, nuk ka thesar më të madh se fëmija. Familjes së re i urojmë fat në rrugën që kanë nisur dhe vogëlushja të sjellë vetëm bekime! /Kids’ Time
  

Share With:
Translate »
1433 Views