Më në fund mund të njihni binjakët e Beyonce, shikoni sa janë rritur
Rumi dhe Sir kanë lindur 5 muaj më parë, por deri më tani, asnjë foto nga ata nuk ishte publikuar. Këtë të shtunë, binjakët janë fotografuar për herë të parë me prindërit e tyre të famshëm, Beyonce dhe Jay Z, ndërsa janë duke shijuar pushimet dhe kohën e ngrohtë në Miami, Florida.
Këngëtarja 36-vjeçare e Halo duket mjaft e lumtur ndërsa mban në krah të birin Sir. Së bashku me çiftin, është edhe nëna e Bey Tina Knowles, e cila është duke mbajtur Rumi, që ka edhe një fjongo të bardhë në flokët e saj.
Me gjithë kujdesin e treguar për të mos postuar asnjë foto gjatë këtyre muajve, reporterët e Daily Mail ia kanë dalë të rrëmbejnë disa foto nga ky moment privat i familjes së famshme.