FOTO/ Krimi në Shkodër! U plagos nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja nënë e 3 fëmijëve
Kolë Manaj është viktima e krimit të pasionit që ndodhi sot në Shkodër. Ai plagosi të dashurën e tij, Anila Prendushi 44 vjeç e cila i ka mbijetuar plagëve.
Anila Prendushi është nënë e 3 fëmijëve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.