FOTO/ Nënë e 3 fëmijëve, kjo është 35-vjeçarja që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Qafë-Botë

    

Adriana Prendi, 35 vjeç nuk e dinte se dasma e vëllait do të ishte dhe gëzimi i saj i fundit.

35-vjeçarja humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në  aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Volkwëagen” me drejtues Gëzim Prendin, bashkëshortin e Adrianës ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën 35-vjeçarja.

Gëzim Prendi dhe një pasagjer tjetër në automjet, shtetasi  E. G., 37 vjeç kanë mbetur të plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Adriana ishte nënë e tre fëmijëve, ndërsa drama shtohet edhe më shumë për faktin se ajo kishte martuar vëllanë një natë më parë.

Mësohet se viktima bashkë me burrin, shtetasin Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin, ishin duke u kthyer drejt Greqisë ku edhe jetonin, por u përfshinë në aksident.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga

Share With:
Translate »
86 Views