Foto nudo gjatë shtatzanisë, historitë e VIP-ave që pushtuan kopertinat

Shumë nga vipat me famë botërore kanë menduar që të mos kursehen aspak përsa i përket pozimit gjatë shtatzanisë. Ndër vite ata kanë pozuar nudo për një numër të madh revistash prestigjoze. Ku mund të përmendim:

Demi Moore ishte gruaja e parë që pozoi nudo gjatë shtatzanisë në vitin 1991. Ajo u fotografua nga Anne Leibovitz, kur ishte rreth 7 muaj shtatzanë me djalin e saj të dytë Scout. Ajo mbante një dorë rreth barkut dhe një në kraharor. Duke u bërë themeluese e një zakoni që do të vazhdonte për vite me rradhë.

Supermodelja Cindy Crawford dhe një nënë e shkëlqyer tani më, u shfaq në kopertinën e revistës “W” në vitin 1999, ku dukej mjaft mirë që shtatzania e kishte zbukuruar shumë.

Monica Bellucci, aktorja e famshme italiane, pozoi nudo për revistën prestigjoze “Vanity Fair” në vitin 2004. Kjo gjë u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj, çka e bëri Monicën ta provonte këtë përsëri në Maj të 2010.

Britney Spears, mbretëresha e popit britanik, pozoi nudo në vitin 2006 për revistën “Harper’s Bazzar” gjatë shtatëzanisë së saj të dytë.

Një tjetër bukuroshe si Eva Herzigova pozoi për revistën “Vanity Fair”. Modelja dhe aktorja e famshme zbukuroi faqen e kopertinës së kësaj reviste në vitin 2007, ku u shfaq në top form.

Kristina Aguilera zgjodhi të pozonte për revistën “Marie Clair” në vitin 2008. Edhe pse shumë origjinale, pozat e saj dukej sikur ngjasonim pak me ato të Demi Moore, përveç xhaketës prej lëkure që mbante veshur.

Paula Patton pozoi shumë joshëse dhe natyrale për revistën “Ebony” në Maj të 2010. Barku i rrumbullakosur e kishte zbukuruar më shumë se kurrë më parë.

Këngëtarja Mariah Carey realizoi një set të mrekullueshëm fotografik, gjatë kohës kur ishte shtatzanë me dy binjakët e saj në Prill të 2011.

Duke ndjekur hapat e të gjithë vipave që kishin realizuar sete të tilla shtatzanie si Spears apo Aguilera, Jessica Simpson pozoi nudo për revistën “Elle” në Prill të 2012 kur ishte shtatzanë me vajzën e saj, Maxwell.

Më e madhja e Kardashianëve, Kourtney Kardashian pozoi nudo gjatë muajit të nëntë të shtatzanisë me fëmijën e saj të tretë, Reigin, në vitin 2014.

Blac Chyna ju bashkua historisë së këtyre vipave në vitin 2016, duke pozuar nudo për revistën “Paper” gjatë kohës kur ajo ishte shtatzanë me vajzën e saj, Dream.

Së fundmi, në 2017, edhe Ciara ka realizuar një set fotografik për një revistë. Duket qartë që shembulli i gjithë këtyre vipave ëshët Demi Moore.

Serena Williams ka pozuar së fundmi nudo për revistën “Vanity Fair”. Në muajin e tetë të shtatzanisë ajo rrezatonte vetëm dritë dhe dukej që ishte shumë e lumtur për këtë ardhje të ëmbël. /Përshtati: B. Lica – Kids’ Time

Share With:
Translate »
778 Views