“Foto sa 1000 fjalë”, vogëlushja lind brenda qeses amniotike

“Një foto që flet sa një mijë fjalë”, është thënia e duhur që do të përshkruante foton e pabesueshme të lindjes së një foshnje.

Vogëlushja ka “lindur në flluskë”, koka e saj ishte e mbështjellë në qesen e saj amniotike.

Rachael, 23 vjeç, dhe Nate Burow, 29 vjeç, nga Buffalo, Nju Jork, u habitën kur vajza e tyre Annabelle lindi me qesen e mbushur me lëng që e rrethoi në barkun e nënës.

Në mënyrë tipike kjo qese, e cila është e lidhur me placentën dhe siguron foshnjat me oksigjen, çahet dhe që ndryshe njihet si “plasja e ujërave”.

Prapëseprapë, qesja që rrethonte kokën e Annabelle nuk u këput, madje edhe pasi mjekët bën një prerje në membranë, për të çliruar foshnjën.

Burow mundi të fotografojë pikërisht momentin e duhur që ndodh një në 80,000 lindje.

Çifti, të cilët po festojnë lindjen e vogëlushes Annabelle, thonë se ardhja e saj në këtë botë është si “qershia në tortë”.

Share With:
Translate »
1037 Views