Fotografia që zbuloi kancerin tek vogëlushi

A mundet një e shkrepur blici të vendosë në dukje një kancer të fshehtë? Një histori e rrallë, është bërë virale këtë javë dhe duket se çdo portal informative e ka përcjellë, pasi një foto e vetme mund të shpëtojë jetë. Të gjithëve na ka ndodhur të na shkëlqejnë sytë në ngjyrë të kuqe kur shkrepet një aparat fotografik me blic, por nëse kjo ngjyrë është e bardhë duhet të bëni një kontroll menjëherë.

Një baba ka zbuluar një formë të kancerit të syrit, vetëm kur vëreu se djali i tij 14 muajsh nuk kishte “sytë tipik të kuq” në një foto të larë, por i kishte me pika të bardha.
Pas hulumtimeve online anglezi Jaxson e kuptoi se kishte të bënte me një anomali dhe u konsultua me mjekun duke zbuluar se djali i tij kishte një formë tumori në sy.

Retinoblastoma është një rast i rrallë dhe prek zakonisht fëmijët para moshës 5 vjeçare. Reflektimi ibardhë i zyde në një foto është shenja më e zakonshme e kësaj sëmundjeje.
Falë zbulimit të hershëm dhe trajtimit në kohë mjektët mundën të reduktonin masën e tumorit duke i shpëtuar shikimin vogëlushit vetëm 14 muajsh.

Share With:
Translate »
917 Views