Fotot që përlotën botën, fëmijët sirianë të prekur nga sulmi kimik

Një sulm kimik në provincën siriane Idlib ditën e sotme ka lënë të paktën 58 të vdekur, ndërsa ende nuk ka një shifër të përafërt për numrin e personave që dyshohet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas Qendrës Vëzhguese Siriane për të Drejtat e Njeriut në mesin e 58 viktimave me gaz helmues në Siri janë edhe 11 fëmijë.

Të paktën 160 të tjerë janë plagosur rëndë, shumë vetë kanë pasur vështirësi me rrugët e frymëmarrjes.

Gazi helmues është përdorur në provincën e Idlibit, në qytetin Çan Sheiçun të martën në mëngjes.

Idlibi kontrollohet gjerësisht nga aleanca e rebelëve, një degë e Frontit të Al-Kaidas dhe Al-Nusras. Grupi njihet tani me emrin Fateh al-Sham.

Share With:
Translate »
744 Views