Fotot e shtatzënisë bëhen me babin, por Marina i bën edhe me tezen e bebit
Luana Vjollca ka publikuar një album fotosh nga seti i fundit fotografik me motrën e saj Marinën, e cila është drejt fundit të pritjes së ëmbël. “Tezja me mbesën”, shkroi Luana e emocionuar dhe më të lumtur se kaq nuk e kishim parë asnjëherë. Fotot janë një pjesë bardhë e zi e të tjerat me ngjyra.
Të dyja të veshura njësoj, me fustane, motrat Vjollca e pushtuan rrjetin dhe u komentuan nga të gjithë. Ne kemi parë zakonisht vetëm çiftet që bëjnë fotot e shtatzënisë, që bëjnë gati veshjet njëlloj, skenografinë, kurse Marina i bën me Luanën. Me siguri që do ketë edhe foto me Getoarin, por në vend të fotove me të publikon fotot me motrën.
Luana mezi po e pret mbesën e saj, por nuk është e vetmja.