Një guidë e thjeshtë se si ta reduktosh rrezikun nga Covid gjatë festave
Delta, versioni më ngjitës i Covid i ka rritur shifrat e infeksioneve kudo në botë. Festat janë përpara dhe të gjithë duan t`i kalojnë me miqtë dhe familjen. Si të festosh pa rrezikuar jetën? Një manual mund të të ndihmojë sidomos nëse je ti organizatori i festës.
Si fillim shikoni se sa të pavaksinuar keni në rrethin tuaj.
Të pavaksinuarit kanë 16 herë më shumë mundësi për t`u prekur nga virusi dhe për ta transmetuar atë. Kurse të vaksinuarit i zvogëlojnë shanset me 90%. Është e rëndësishme të mos i përzieni njerëzit. E mira do të ishte të lajmërohen paraprakishit të pavaksinuarit. Nëse nuk vaksinohen, për të mirën e të gjithëve, është mirë lihen jashtë festës.
Gëzuar sezonin e Pushimeve dhe Sezonin e Testimeve!
Është e qartë se mbase s`ka shumë kohë për t`u vaksinuar kështu që një zgjidhje e mirë do të ishte testi.
Do të ishte mirë që të ftuarit të bënin një test një ditë para dhe testin tjetër, ditën e festës.