Kavajë/ Vajza 15-vjeçare denoncon të atin: Ka abuzuar seksualisht me mua!

Një e mitur ka kallëzuar në polici babain e saj për abuzim seksual.

Dyshohet se 48-vjeçari Bledar R, ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur gjatë katër viteve të fundit

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi Bledar R. 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Share With:
Translate »
46 Views