Fotot që të këpusin shpirtin | Prindërit mbi trupat e fëmijëve të vdekur: Nuk duam gjak, kërkojmë…

“Mirupafshim, i vogli im”. Pamje qe te kepusin shpirtin e nje dhimbje per te cilen nuk ka ngushellim. Familjaret qe percollen per te fundit here te vegjlit e tyre shkrumbuar ne zjarrin qe ra ne qendren tregtare te Rusise, ku mbi 40 nga 64 viktimat ishin femije nuk kane fjale te tregojne ate qe u mban zemra brenda.

rusia13

Qindra familjare ne kulmin e dhimbjes i dhane lamtumiren e fundit femijeve. Disa prej tyre vdiqën në një kinema të mbyllur, ndërsa të tjerë u zhdukën për shkak të mungesës së alarmeve të zjarrit.

Një përfaqësues nga grupi i hetimit ka thene se numri i trupave te gjetur mund të mos përputhet me viktimat për shkak të nxehtësisë ekstreme brenda kinemase se shkrumbuar. “Temperatura ishte ekstreme, shume trupa u kthyen menjehere ne hi”- tregon ai.

Igor Vostrikov, 31 vjeç, nuk mbahet dot. Ai humbi gruan, motrën dhe tre fëmijët nën moshën tetë vjeçare në ngjarjen horror. ‘Ne nuk po kërkojmë gjak. Fëmijët janë të vdekur, nuk mund te na i ktheni, por ne kemi nevoje per drejtësi”.

Andrey Nikulin, i cili humbi nënën e tij 69-vjeçare, motrën e tij Evgenia dhe djalin Slava, dhjetë vjec tregon bisedat e fundit. “Degjova gruan te bertiste zjarr, zjarr, tym, dyert janë të mbyllura, ne nuk mund të dalim”.

“Motra ime në heshtje më tha në telefon – ‘Andrey, ne …’ dhe nuk foli me. Nëna ime e mori telefonin e saj dhe tha: ‘Kaq ështe, mbaruam”.

‘Djali im po qante dhe pyeti: “Kur do me shpëtoni?

rusia12rusia11rusia10rusia9rusia8rusia7rusia6rusia5rusia4rusia3rusia2rusia1rusia

Share With:
Translate »
909 Views