Video nga momentet e tmerrit, tufa e luanëve sulmon makinën me fëmijë brenda
Ky është momenti i tmerrshëm kur makina e një gruaje sulmohet nga një tufë luanësh.
Ngjarja u regjistrua në një park safari në Britaninë e Madhe.
Abi Tudge ishte me një mikeshë dhe dy fëmijët e saj në park.
Por ajo nuk e kishte imagjinuar se makina e saj Hyundai i-30 do sulmohej në atë mënyrë.
Ata mbetën në makinë për të paktën 50 minuta.
Më pas autoritetet e parkut i larguan luanët.
Abi tha se ata mbetën të shokuar.
Kurse zyrtarët e parkut thanë se asnjë person nuk ishte i rrezikuar.