Frank Lampard jep një lajm të ëmbël

Ish-futbollisti anglez Frank Lampard dhe gruaja e tij, Christine, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë të përbashkët. Çifti që është martuar në vitin 2015, e kanë bërë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, ndërsa futbollisti ka publikuar edhe një fotografi të familjes duke thënë se do të zgjerohet akoma më shumë.

Kemi një lajm të gëzuar që duam ta ndajmë me ju. Familja Lampard po rritet! Gruaja ime e mrekullueshme Christine Lampard është shtatzënë dhe ne jemi shumë të gëzuar!”, ka shkruar 39-vjeçari.

Lampard ka dy vajza nga lidhja e mëparshme me modelen spanjolle Elen Rivas.

Share With:
Translate »
631 Views