Fruthi pranë Shqipërisë, fëmijët e pavaksinuar janë më të rrezikuar

Sëmundja e fruthit është shumë pranë Shqipërisë, ndaj autoritet shëndetësore rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve të vegjël. Fruthi ka prekur aktualisht vendet fqinjë, ndërsa Kosova shënoi për fat të keq viktimë e parë në këtë sezonë. Erida Nelaj nga institutit i shëndetit publik bën të ditur se 2 deri në 3 % e fëmijëve 1 vjec janë të pa vaksinuar, duke rritur rrezikun për tu prekur nga fruthi dhe sëmundje të tilla.

NelajGjithmonë vlerësohen rastet që mund të jenë fruth. Nëna duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Mënyra e vetme kundër fruthit është vaksinimi.

Simptomat janë të njëjta me ato të një gripi të zakonshëm, ndërsa studimet tregojnë se propabilitieti i të infektuarëve është 1 fëmijë me këtë sëmundje mund të infektojë 12 të tjerë.

NelajFruthi është një sëmundje shumë e rrezikshme. Shkakton komplikacione deri në vdekje.

një dozë e vaksinës bëhet ne vitin e  pare te jetës dhe tjera ne moshën 5 vjeçare. Fruthi është një sëmundje infektive, virusi i të cilës përhapet përmes kollitjes dhe teshtitjes.

Autoritet e shëndetit thonë se një fëmijë i prekur nga fruthi nuk duhet të frekuentoj çerdhet, kopshtet dhe shkollën për shkak se virusi rrezikon të përhapet tek të vegjlit e tjerë. 

Share With:
Translate »
1489 Views