Inis Gjoni për të bijën: Nuk do doja të më ngjante për këtë gjë

“Do thoja fjalët më të mira për veten” thotë Inisi pas pyetjes së Rudinës si do ta përshkruante veten si nënë, megjithatë, me kalimin e kohës ka kuptuar se e ka tejkaluar kërkesën dhe vëmendjen në raport me Coco Antonel. Si nënë shumë e përkushtuar, regjisorja e njohur e ka vënë re edhe këtë vëmendje të tepruar ndaj së bijës, aq sa ndonjëherë e ka pyetur veten “Mos po e teproj?”

Por është shumë e kënaqur me rezultatin ndërsa shikon të bijën. Coco është një vajzë për të cilën çdo nënë do të ishte krenare. Ajo është e lindur me shumë edukatë (këtë e ka trashëguar nga e ëma), i pëlqen teatri, ka dëshirë të marrë pjesë në evente bashkë me Inisin dhe ka shfaqur prirjet e para artistike: “I pëlqen të kërcejë gjatë gjithë kohës. Unë po mundohem të mos e drejtoj, por shikoj që i pëlqen bota e artit”,- tregon Inisi.

Dalëngadalë Coco i ka shfaqur edhe cilësitë më të mira të së ëmës, por ka diçka që regjisorja nuk do të donte që e bija t’ia trashëgonte. Coco kërcen gjatë gjithë kohës, kjo i pëlqen shumë, por Inisit jo: “Kur e shikoj Coco që ka shumë talente, në raport me baletin një herë sidomos, them ‘mos, këtë gjë nuk e doja, nuk e doja” – thotë ajo si me keqardhje.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë për të cilën regjisorja ndihet keq për të bijën, përkundrazi. Këtë vit Coco është në parashkollor, ndërsa vitin tjetër në klasën e parë. Ka akoma kohë për të shfaqur prirjet e saj dhe gjërat që i pëlqejnë më shumë. Me siguri shumë prej tyre do të ken ngjashmëri me të ëmën, edhe pse vetë Inisi nuk do që ta orientojë, por ta lërë të lirë që vogëlushja ta zgjedhë vetë rrugën e jetës. Veçse, balerinë jooo…

Share With:
Translate »
1920 Views