Fsheh fytyrën çdo ditë në ekran, Aldon Lipe poston foton e gruas duke ushqyer me gji vajzën
Burrat janë të rezervuar në përgjithësi për të postuar fotografi në Instagram. Lëre pastaj sa e vështirë duhet të jetë për Aldon Lipen që mezi e nxjerr fytyrën edhe në emision. Ama fotoja e tij e fundit ishte sa interesante aq edhe e pazakontë.
Në foton e tij të fundit shfaqet e shoqja që mban në duar vajzën e vogël dhe e ushqen me gji përballë Medjugores, një vendi të shenjtë.
Me djalin na ka prezantuar më parë. Këtë herë njohëm edhe princeshën e shtëpisë./Tiranapost.al