Fustani i nuserisë ishte asgjë para këtij, Kate sapo na la pa frymë

Dukesha e Cambridge, Kate Middelton, cdo ditë e më tepër po e verteton që po ecën në gjurmët e vjehrrës së saj, princeshës Diana. Ajo për çdo rast ka surpriza në veshjet e saja, gjë që e sjell gjithmonë në qendër të vëmendjes, sado që jo të gjitha priten pozitivisht nga shtypi anglez.

Por këtë të enjte ne Norvegji, Kate tërhoqi të gjitha shikimet mbi të me një fustan balloje rozë nga Alexander McQueen. Dhe jo vetëm kaq. Fustani ka një pelerinë të hollë e të tejdukshme të mëndafshtë që i derdhet mrekullisht bukur shpatullave të saj te bukura.

Një pelerinë të qëndisur me lule të kristalta rreth qafës. Ky fustan nuk mund të jetë më klasik se kaq! Gjithashtu ajo shtoi edhe vathët me diamante dhe bylyzykun që mbretëresha ka vënë ditën e saj të dasmës.

Pasi të gjithë sytë ishin të përqendruar tek Kate, askujt siç duket nuk i ra ndërmend që në atë darkë gala në pallatin mbretëror në Norvegji, kishte edhe të ftuar të tjerë.

E si të mund të largoheshin sytë nga një princeshë – perëndeshë e tillë?

Share With:
Translate »
1499 Views