Fustani i verdhë, Kate po akuzohet se ka kopjuar kunatën
Kate Middleton u rikthye sot në Wimbledon për herë të dytë, por kesaj radhe shoqërohej nga bashkëshorti i saj, princi William. Dukesha e Cambridge dhe princi William ndoqën së bashku finalen e tenisit për meshkujt. Ditën e djeshme, Kate u shoqërua nga Meghan për të ndjekur finalet e tenisit për vajza. Mirëpo, sot Kate ka ndërruar”shoqërues”. E buzëqeshur si gjithmonë, Kate në finalen e dytë të tenisit kishte zgjedhur një fustan të verdhë, të gjatë deri në gju…serioz si gjithmonë.
E veçanta e fustanit ishin mëngët me flutura. Në anën e majtë fustani kishte edhe një fjongo të zezë, për ta thyer paksa diellin e fustanit të Kate. Gjithsesi, sado bukur të dukej Dukesha, njerëzit kanë filluar të shkruajnë se ajo ka kopjuar kunatën e saj. Disa ditë më parë Meghan veshi një fustan të verdhë në një model ndryshe nga Kate, por që njerëzit kanë “dëshirë” ta shikojnë si kopje këtë fustan.