Gabimi më i shpeshtë që prindërit bëjnë kur fëmija ka temperaturë

Shumë prindër mendojnë se fëmija me temperaturë të lartë duhet të qëndrojë në vend të ngrohtë dhe të djersitet. Ky është një nga gabimet më të zakonshme të bëra nga prindërit.

Ngrohja e tepërt e një fëmije me temperaturë të lartë, vetëm sa mund të rrisë temperaturën. Fëmija duhet  veshur me rroba të lehta dhe të pastrohet me ujë të vakët për të ulur temperaturën.

Mbulimi i fëmijës që ka temperaturë të lartë, me një rrobë ose peshqir të lagur, gjithashtu është ide e keqe. Kjo mund të shkaktojë dridhje të trupit dhe të rrisë  temperaturën e trupit.

Temperaturat e larta rritin konsumin e kalorive, kështu që foshnja ka nevojë për më shumë kalori sesa zakonisht. Nëse fëmija refuzon ushqimin, provoni lëngun e ëmbël që i pëlqen.

Paracetamoli ose ibuprofen për largimin e temperaturave të larta nuk duhet dhënë fëmijës, derisa nuk ka një temperaturë prej 38.5 ose më shumë. Nëse nuk dini çfarë të bëni më tepër, telefononi një mjek ose urgjencë dhe kërkoni këshilla.

Share With:
Translate »
994 Views