Gabimi që bëjnë shumica e prindërve kur shëtisin fëmijën me karrocë

Shpesh në rrugët e qyteti shohim nëna që kalojnë me fëmijën në karrocë, të cilat për arsye të ndryshme kanë dalë në vapë. E kemi vënë re të gjithë, që për të shmangur diellin e fortë që mund të jetë në atë orë të ditës, nënat e mbulojnë fëmijën me një napë të bardhë. Ky është një gabim shumë i madh.

 

Sipas Svante Norgren, mjek në spitalin pediatrik te Stockholm është shprehur se pavarësisht dëshirës së mirë të nënës për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, kjo gjë nuk është në të mirën e tij, pasi shkakton qarkullim të dobët të ajrit si dhe pengon nënat të shohin fëmijën e tyre. Ai ka bërë një eksperiment të vogël.

Ka marrë dy karroca, një të mbuluar me napë dhe tjetrën të pa mbuluar, dhe i ka lënë për rreth 90 minuta në diell, nga ora 11:30 deri në 01:00. Në përfundim ai mati temperaturat në të dyja karrocat ku rezultoi se kë karrocën e pa mbuluar temperatura ishte 22 gradë e ndërsa në karrocën e mbuluar me napë temperature ishtë 37 gradë.

Prandaj prindër, kini kujdes herës tjetër nëse dilni me fëmijë tuaj me karrocë në vapë, mos e mbuloni kurrë, as me një napë të hollë. /RC

Share With:
Translate »
1726 Views