London Noor, nis pushimet me tezen

Nëse mendoni që tani që Sara është bërë mami, nuk u bie radha të bëjnë pushime bashkë, nuk e keni gjetur.

 

Si kuptohet nga një postim i Sarës, motrat janë të dyja në fluturim dhe djalin e Sarës po e mban Lori. Madje ka vendosur t’i tregojë edhe revistën që vendoset para çdo ndenjëseje. “London është shumë i interesuar për çfarë mund të blejë në bord”, shkruan Sara. Ndërsa ne na tërheq vëmendjen profili rrumbullak i djalit. Sigurisht edhe stili i tezes që ka zgjedhur një këmishë me vija për këtë udhëtim dhe një kapele kashte që qëndron ngjitur saj duke na nxitur të mendojmë që ndoshta bëhet fjalë për një vend pushimi me diell dhe det.

Nëse është kështu dhe motrat tregohen dorëlëshuara me postimet, do kemi me siguri foto shumë të bukura në ditët në vijim si kjo që sapo pamë. /RC

Share With:
Translate »
896 Views